Taipei
25°02′15″N 121°33′45″E / 25.03750°N 121.56250°E
Taipei
臺北市 | |
|---|---|
Qytete | |
| Faqja zyrtare | Taipei City Government |
Taipei (kineze: 臺北, pinyin: Táiběi) është një kryeqyteti i Tajvanit. [1]
Taipei ndodhet në pjesën veriore të ishullit të Tajvanit. Sipërfaqja e përgjithshme e qytetit është 272 km2, është qyteti më i madh në këtë ishull. Në këtë qytet ka një popullsi prej 2 milionë e 700 mijë banorësh që përbën 1/8 të popullsisë së gjithë ishullit.
Qyteti Taipei është qendra industrialo-tregtare e Tajvanit. Kompanitë, firmat, ndërmarrjet, bankat dhe qendrat tregtare më të mëdha të gjithë ishullit e kanë selinë qendrore në këtë qytet. Në Tajvan, është krijuar zona më e madhe e prodhimit industrial dhe zona më e madhe tregtare duke pasur qytetin Taipei në qendër dhe duke përfshirë distriktin Taipei, distriktin Taoyuan dhe qytetin Jilong.
Qyteti Taipei është edhe qendra kulturore e arsimore e gjithë provincës Tajvan. Këtu ndodhen 24 shkolla të larta si Universiteti i Tajvanit, Universiteti politeknik i Tajvanit, Universiteti pedagogjik i Tajvanit. Këtu janë edhe qendra informative, të botimeve, të radios e televizionit si dhe biblioteka më e madhe, muzeu më i madh i Tajvanit.
Në qytetin Taipei, komunikacioni është i zhvilluar, është një nga qendra të komunikacionit hekurudhor dhe automobilistike të provincës Tajvan. Porti Jilong dhe porti Danshui janë dalja e qytetit Taipei në det, aeroporti Songshan i Taipeit është aeroporti i dytë i madh ndërkombëtar i Tajvanit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Taipei". Encyclopædia Britannica (në anglisht). United Kingdom. 2026-01-22. Marrë më 2026-01-23.
| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Azisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Pages using gadget WikiMiniAtlas
- Coordinates on Wikidata
- Pages using infobox settlement with infobox mapframe errors
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Azia-gjeo-cung
- Qytete në Tajvan
- Tajvan
- Taipei