Shko te përmbajtja

Enciklopedia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Enciklopedi)
Brockhaus Enzyklopädie

Enciklopedia (lat: encyclopaedia gr. enkyklios - i gjithëpërfshirshëm + paideia, arsimim i përgjithshëm) është vepër e madhe shkencore që përfshin njohuri për të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë, të sistemuara në mënyrë të përmbledhur në trajtën e një fjalori. Vepra e tillë që përfshin njohuri për një degë të veçantë të shkencës, të artit, të teknikës etj. Enciklopedia është një përmbledhje gjithëpërfshirëse me shkrim që përmban informacion nga të gjitha degët e diturisë ose një degë të veçantë të diturisë. Enciklopeditë zakonisht janë të ndara në artikuj për çdo subjekt të trajtuar. Artikujt e enciklopedisë renditen alfabetikisht sipas emrit dhe mund të përfshihen në një vëllim ose në shumë vëllime, në varësi nga sasia e materialit të përfshirë.[1]

Enciklopedia shqiptare” do të jetë amza e gjithë trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar në kulturën materiale e shpirtërore, në histori e në çdo fushë tjetër, kudo që është krijuar e kurdo që është krijuar: në Shqipërinë shtetërore, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, në Greqi (trashëgimia çame dhe suljote), në ngulimet historike mesjetare (arbëreshë e arvanitë), në ngulime të mëvonshme në Kroaci (arbneshët e Zarës), në Bullgari (Mandrica), në Ukrahinë (fshatrat rreth detit Azov), në Turqi, Egjipt e Siri; në diasporën e re të shek XIX-XX ne Perendim.

Karakteri gjithëpërfshirës i “Enciklopedisë shqiptare” është parimi themelor i hartimit të saj.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Fjalor i fjalëve të huaja, Dr. Murat Bejta (redaktorë) - Dr. Latif Mulaku - Mr. Mehdi Bardhi - Abdullah Zajmi - Mr. Shefkije Ismalaj - Mr. Ibrahim Goçi - Mr. Qemal Murati, f.172 rreshti. 57 majtas