Rifitoni kontrollin mbi të dhënat tuaja.
Aplikacioni Nextcloud për Android i sjell fotot dhe skedarët tuaj me vete kudo që të shkoni!
- Lidhni një ose disa llogari në cloud-in tuaj privat ose të biznesit.
- Qasuni, punoni dhe ndani dokumente kudo që të jeni.
- Ngarkoni fotot dhe videot tuaja në Nextcloud për të kursyer hapësirë në telefonin tuaj.
- Shfletoni fotot dhe videot e ruajtura në cloud-in tuaj privat.
- Zgjidhni skedarë për t'i mbajtur të disponueshëm edhe kur jeni jashtë linje.
- Karakteristika shtesë:
- Ngarkim automatik
- Asistent i IA-së
- Mbroni llogarinë tuaj me një fjalëkalim ose të dhëna biometrike
- Mbështetje për enkriptimin nga fillimi në fund
Jeni të rinj në Nextcloud? Nextcloud është një platformë bashkëpunimi e projektuar për cloud-et private. Strehojeni vetë ose me një kompani që i besoni dhe fitoni një vend pune dixhital të plotë me bashkëpunim online për dokumente zyre, thirrje video dhe biseda, email, kalendar dhe menaxhim projektesh, një asistent lokal të IA-së dhe shumë më tepër.
Shikoni https://nextcloud.com/hub për të zbuluar se çfarë mund të bëjë Nextcloud për ju!
Për diskutime dhe raportime të problemeve, ju lutemi shkoni te https://help.nextcloud.com/c/clients/android
Përditësuar më
22 pri 2026